Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Bulliqi: Kemi rezultate më të mira se në zgjedhjet komunale në Podujevë

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka shpallur fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë.

Ai në një konferencë për media ka thënë se kjo fitore është e qytetarëve të Llapit, qytetarëve e simpatizantëve.

“Mund të ju them se fitorja e zgjedhjeve nacionale në Llap është dukshëm më e madhe se ajo lokale. Nga momenti në moment po marrim rezultate të reja. Kemi një fitore bindëse në Llap”, ka thënë ai.