Propozimi i 17 deputetëve të LDK-së drejtuar kryeministrit, ka marrë vëmendjen dhe po shqyrtohet nga kreu i ekzekutivit dhe koalicionit qeverisës, raporton KTV.
Këtë e ka konfirmuar për KTV-në këshilltari i kryeministrit, Faton Abdullahu.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë përgjigjen me shkrim, Abdullahu ka thënë se propozimi është diskutuar edhe me faktorin ndërkombëtar dhe me partitë e tjera në koalicion.
Ndryshe nga Salihaj, deputeti më i zëshëm i LDK-së kundër ratifikimit të marrëveshjes së kufirit me Malin e Zi, Shpejtim Bulliqi, thotë se kjo marrëveshje nuk mund të rinegociohet.
Bulliqi deklaron se ky version i demarkimit të kufirit duhet të tërhiqet, pasi është bërë gabim.
KTV-ja ka kontaktuar edhe deputetë të tjerë të LDK-së, por që nuk kanë dashur të flasin për këtë çështje. Ndërsa, deputetja e “Vetëvendosjes” Albulena Haxhiu, e sheh si lojë politike propozimin e deputetëve të LDK-së.
Edhe dy partitë e tjera opozitare, AAK-ja dhe Nisma, kundërshtojnë këtë ide të deputetëve të LDK-së. Të vetmen zgjidhje e shohin tërheqjen e Qeverisë nga kjo marrëveshje.