Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Bujqit e Gollakut kërkojnë kthimin e “Topit të Stallovës” për të larguar breshrin

Më shumë se 8 milionë euro është vlera e dëmeve të shkaktuara në tokat bujqësore gjatë këtij viti.

Një pjesë e madhe e dëmeve është shkaktuar si pasojë e breshrit.

E për t’u mbrojtur nga breshëri deri në vitet ‘90, bujku Liman Haxhaj tregon se përdorej pajisja “Topi i Stallovës”, i cili shpërndante retë që sillnin breshrin, raporton KTV.

Në fshatin e tij, Stanoc, tregon se tokat mbroheshin nga dy pika.

E në mungesë të “Topit të Stallovës”, tash çdo vit përballet nga dëmet nga breshri, prej të cilit s’ka si të mbrohet.

Edhe Kosova pa fond për kompensim të dëmeve në të mbjella Arbëri 3 d. më parë Kosova pa fond për kompensim të dëmeve në të mbjella

Komunat më të prekura nga breshri këtë vit ishin Rahoveci, Ferizaj, Shtimja, Peja e Gjakova.

Për këtë arsye Shoqata e Bujqve të Kosovës, kishte kërkuar prej vitesh të bëhej shpërndarja e reve.

Sipas Tahir Tahirit, kryetar i Shoqatës së Bujqve të Kosovës përdorimi i kësaj metode tash do të ishte edhe më i sigurt për shkak të avancimit të teknologjisë.

Në Ministrinë e Bujqësisë nuk kanë dhënë përgjigje për arsyen e mosrifunksionalizimit të kësaj metode.

Edhe Nis vlerësimi i dëmeve në të mbjella, bujqit ankohen se s’janë kompensuar ende për vitin e shkuar Arbëri 4 d. më parë Nis vlerësimi i dëmeve në të mbjella, bujqit ankohen se s’janë kompensuar ende për vitin e shkuar

“Këtë vit shuma e dëmeve nga reshjet atmosferike arrin në mbi 8 milionë euro, ndërsa vitin e shkuar ishte mbi 15 milionë euro. Kulturat që kanë pësuar më së shumti dëme nga breshëri janë gruri, pemët, vreshtat dhe perimet. MBPZHR-ja këtë vit nuk posedon buxhet të veçantë për kompensimin e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore, por për këtë tashmë është nxjerrë Vendimi i Qeverisë Nr.01/58, datë: 24.07.2018 për kompensimin e menjëhershëm të dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë”, thuhet në përgjigjen e zyrës për media të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Por, Qeveria nëpërmjet këtij vendimi ka krijuar grupin punues, i cili do të vlerësojë dëmet, ndërsa nuk është përcaktuar shuma që mund të ndahet.