Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Bujar Cakolli emërohet zëvendës i Besim Beqajt

Bujar Cakolli është emëruar zëvendësministër i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë.

Cakolli është sekretar i degës së PDK-së në Prishtinë dhe ka qenë mjaft aktiv në aktivitetet e kësaj partie në kryeqytet.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Cakolli nëpërmjet rrjetit social Facebook:

Sot, mora një njoftim të rëndësishëm për mua, familjen time, përkrahësit dhe Degën e PDK-së në Prishtinë, për emërimin tim si zëvendës ministër i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë.

Falënderoj besimin e dhënë nga kryetari Kadri Veseli dhe strukturat e partisë për përgjegjësinë e re, mjaftë sfiduese.