Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Shukri Buja, thotë se partneri qeverisës LDK-ja po shfrytëzon debatin për vrasjet e aktivistëve të saj pas luftës për fushatë politike.
Ai në Interaktiv të KTV-së ka thënë se partnerët e koalicionit qeverisës kanë nisur tashmë fushatën dhe kjo po vërehet sidomos me debatin për vrasjet e pasluftës.
“Fushata tashmë ka nisur. LDK po gjuan edhe me përmendjen e vrasjes së aktivistëve të pasluftës”, ka thënë ai duke shtuar se tashmë shteti ka institucione ligjore dhe në to duhet të drejtohen akuzat.
Ai ka thënë se e përkrah deklaratën e Doruntinë Malokut, deputete e LDK-së babai i së cilës është ndër emrat që përmenden në këtë debat, se “në fushata po shfrytëzohen emrat, ndërsa ata që po flasin nuk kanë bërë asnjëherë zë gjatë qeverisjes”.
“Shumica e tyre që po ngrisin këto zëra janë që kanë votuar për koalicion, të cilët tani po i akuzojnë. Po shfrytëzohet për të përfituar votë, po shihet qartë”, ka shtuar më tej Buja.
-
Mustafa: Vrasjet e veprimtarëve të LDK-së do të përmenden derisa të zbardhen
-
Kur PDK-ja përmend prishjen e koalicionit, LDK rikthen në skenë vrasjet politike
-
Buja: Kurti s’do bashkëpunëtorë në mandatin e ardhshëm, kërkon poshtërimin e opozitës
-
Sipas Bujës, Gjykata Speciale ka tendencë t’i barazojë krimet e Serbisë me luftën për liri
-
Bajqinovci hedh dyshime se LDK-ja i shfrytëzoi “kërcënimet për lojë politike”