Njohësi i çështjeve të Ballkanit Perëndimor Janusz Bugajski ka komentuar arrestimin dhe shpalljen non-grata nga Kosova të ruses Daria Aslamova, që nga shumë vende shihet si spiune.
Në një postim në Twitter ka shkruar se ndryshe nga Kosova, Serbia është në vijën e parë për imperializmin rus.
“Kosova në vijën e parë kundër imperializmit rus, Serbia në vijën e parë për imperializmin rus”, ka shkruar Bugajski.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka shpallur person të padëshirueshëm Daria Asmalovan, duke ia ndaluar hyrjen për pesë vjet në territorin e Kosovës.
Aslamova (52) është korrespondente speciale e së përditshmes ruse Komsomolskaya Pravda, e njohur për qëndrime pro-Moskës zyrtare. Ajo ka punuar edhe në Ukrainë si korrespondente lufte për kanalin që përhap propagandë ruse - Tsargrad.
Kosova on the front lines against Russian imperialism, Serbia on the front lines for Russian imperialism. https://t.co/2J1Xo6xtMc
— Janusz Bugajski (@JBugajskiUSA) August 7, 2022
-
Ambasada e Rusisë në Beograd e quan provokim të Kosovës ndalimin e Aslamovas
-
Ambasada ruse në Beograd e quan provokim ndalimin e ruses në Kosovë
-
Sveçla: Ka dëshmi për ndërhyrje të Rusisë në veri
-
Grenelli i reagon Sveçlës pas dëbimit të ruses Aslamova: Po krijon një precedent të tmerrshëm
-
Sveçla e shpall person “non grata” rusen, Daria Aslamova