Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sveçla e shpall person “non grata” rusen, Daria Aslamova

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e ka shpallur person të padëshirueshëm në Republikën e Kosovës, rusen Daria Aslamova, e cila është arrestuar një ditë më parë nga Policia e Kosovës.

Sveçla përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se asaj i është ndaluar hyrja në Kosovë për pesë vite.

“Si Ministër i Punëve të Brendshme, brenda kompetencave të mia ligjore, bazuar në Ligjin për të Huaj, nenet 17 dhe 66A, kam shpallur person të padëshirueshëm në Republikën e Kosovës Daria Aslamova. Hyrja e këtij personi është e ndaluar për pesë vite në territorin e Republikës së Kosovës. Kushdo që me qëllime apo direktiva të caktuara cenon apo tenton të destabilizojë vendin tonë, do të përballet pa diskutim me forcën e ligjeve të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Sveçla.

Shumë shtete kanë thënë se Daria Aslamova është angazhuar në spiunazh për inteligjencën ushtarake ruse dhe se ka vepruar nën petkun e gazetares.

 

Artikuj të ngjashëm