Alush Sejdiu, nënkryetar i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), në “Puls” të KTV-së, ka paralajmëruar se gjatë këtij muaji do të ketë protestë për të drejtat e punëtorëve.
Ai tha se kjo protestë mund të organizohet më datën 16 ose 20 maj.
“Ne nuk kemi dal në protesta me datën 1 maj sepse nuk kemi përvojë të mirë prej ish-sistemit sepse me forcë na detyronin të dilnim. Por ju garantoj se diku më datën 16 ose 20 maj do të organizohemi dhe besoj se protesta do të jetë e fuqishme”, deklaroi Sejdiu.
Tutje, Sejdiu tha se sipas organizatave ndërkombëtare, duke mos përmendur emra organizatash, ka thënë se papunësia në Kosovë e tejkalon 35% kurse sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, papunësia është diku në rreth 28%.
-
BSPK për 1 maj në protestë, thonë se punëtorët s’kanë fare siguri në punë
-
Nënkryetari i BSPK-së kërcënon me protesta të gjata
-
Votimi për grevën, BSPK-ja thërret konferencë të jashtëzakonshme për media
-
Më 12 maj grevë në gjithë sektorin publik, më 20 maj protestë
-
BSPK-ja proteston sot, kërkon 100 euro shtesë për çdo të punësuar