Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës konsideron se Ligji për rimëkëmbjen ekonomike, respektivisht pakoja e Trustit pensional, është diskriminues për disa sektorë.
Përmes një reagimi dërguar mediave, BSPK thotë se shpresojnë që të mos ketë diskriminime të tilla në pakot tjera.
“BSPK konsideron se sipas Konventës (ILO - C100) së Organizatës Botërore të Punës e miratuar në Pragë në vitin 1951 e cila e rregullon barazinë në paga, Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike respektivisht pakoja e TRUST-it pensional është mjaft diskriminuese në disa sektorë. Edh pse është një infusion i vonuar për ekonominë tone të brishtë, shpresojmë se në pakot e ardhshme mos të ketë diskriminime të tilla në mënyrë që të përfitojnë qytetarët në mënyrë të barabartë”, thuhet në njoftim.
-
BSPK: Draftligji i pagave është i papranueshëm, diskriminon punonjësit e Kosovës
-
Avokati i Popullit: Rimbursimi i parave të Trustit nga qeveria, nuk përbën diskriminim
-
GAP: Nga rimbursimi i Trustit më së shumti përfitojnë punëtorët e sektorit publik
-
Qytetarët nuk shpresojnë shumë në Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike
-
Azemi e quan diskriminues vendimin për pagë të 13-të, kërkon të korrigjohet