Arbëri

Brukseli i akordon Ballkanit Perëndimor 70 mln euro për vaksinën anti-Covid

Foto: Reuters

Komisioni Evropian është duke bërë përpjekje që sa më shpjet sasitë e para të vaksinave Anti-Covid të mbërrijnë në vendet e Ballkanit Perëndimor në kohën kur ne vendet e BE-së tashmë ka nisur fushata e vaksinimit. Komisioni sot ka ndarë edhe 70 milionë euro nga instrumentet e para anëtarësimit për të ndihmuar këto vende që të sigurojnë vaksinat e para, nga sasia që është porositur për shtetet e BE-së. Këto janë mjete shtesë krahas mjeteve që BE-ja i ka ndarë përmes nismës Kovax përmes së cilës shtet e Ballkanit do të sigurojnë sasi më të madhe të vaksinave.

Vaksinimi në shtetet e BE-së ka filluar këtë javë, ndërsa në janar pritet që të vijnë sasi të reja të vaksinave. Por qëllimi i BE-së është që nga kjo sasi, një pjesë të ndahet edhe për shtetet e Ballkanit Perëndimor pasi pritet që ato të cilat vijën përmes nismës Kovax do të vijnë më vone gjatë vitit 2021.

“Qasja në një sasi të dozave nga programi i porosive të BE-së do të mundësoj që ky rajon të nis vaksinimin paralelisht me shtetet anëtare të BE-së” thuhet në një komunikatë të Bashkimit Evropian.

Komisioneri i BE-së për Fqinjësi e Zgjerim, Oliver Varhelyi e ka quajtur vendimin e sotëm si dëshmi për partneritet të privilegjuar që BE-ja ka me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe prioritet që sipas tij është dëshmuar edhe në kohën e pandemisë.