Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Britania rikonfirmon mbështetjen në zhvillimin ekonomik të Kosovës

Britania e Madhe do të vazhdojë të mbështesë procesin e zhvillimin ekonomik të Kosovës, ka thënë ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O'Connell, në takimin që pati sot me ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.

Me këtë rast ministri Lluka, duke falënderuar ambasadorin britanik për mbështetjen e vazhdueshme që vendi i tij i kanë dhënë Kosovës, tha se mbetet me besim që ky bashkëpunim do të fuqizohet edhe më tutje, transmeton kp.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Po ashtu, ministri Lluka ka njoftuar diplomatin anglez lidhur me prioritetet e MZHE-së, me theks të veçantë sektorët strategjik, siç janë energjia, minierat, burimet e ripërtërira të energjisë dhe ato të eficiencës së energjisë, të cilat ndikojnë në sigurinë e furnizimit më energji elektrike, përfshirë edhe mbrojtjen e mjedisit.