Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, zhvilloi një takim me Baroneshën Britanike, znj. Arminka Helić, njëherësh anëtare e Dhomës së Lordëve në Britani të Madhe.
Sipas njoftimit për media nga ky takim, temë diskutimi mes tyre ishin zhvillimet e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës në lidhje me viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.
Ministri Reçica e njoftoi Baroneshën Helić në detaje për gjithë procesin e trajtimit të kësaj kategorie, deri në fillimin e njohjes dhe verifikimit të statusit të kësaj kategorie që zyrtarisht ka nisur më 5 shkurt të këtij viti. Ministri e njoftoi gjithashtu rreth numrit të aplikacioneve të pranuara dhe atyre të trajtuara për këtë kategori.
Ai, po ashtu, theksoi se përtej kësaj, viktimat e dhunës seksuale të luftës së fundit në Kosovë do të vazhdojnë të gëzojnë trajtim meritor duke u ofruar atyre qasje të lehtë në të gjitha shërbimet, sigurim e shërbime shëndetësore të mirëfillta, përparësi në punësim dhe aftësim profesional, arsimim kualitativ, rehabilitim, etj.
Ndërkaq, Baronesha Helić e përgëzoi ministrin Reçica për përkushtimin për të trajtuar dinjitetshëm viktimat e dhunës seksuale të luftës së fundit në Kosovë. Ajo tha se Kosova ka bërë hapa para në këtë drejtim duke u shndërruar në lider në rajon sa i përket trajtimit të duhur të kësaj kategorie dhe ofroi mbështetjen e plotë të Britanisë së Madhe për të bashkëpunuar.
-
Thirrje që të mos ketë kufizim kohor për aplikim, për statusin e viktimës së dhunës seksuale në luftë
-
Reçica e Jahjaga flasin për viktimat e dhunës seksuale të luftës së fundit
-
Shteti ia njeh Vasfije Krasniqit statusin e viktimës së dhunës seksuale vetëm pas rrëfimit publik
-
Shteti ia njeh Vasfije Krasniqit statusin e viktimës së dhunës seksuale vetëm pas rrëfimit publik
-
Ministri Reçica çmon kurajën dhe vullnetin e Krasniqi Goodmanit për të rrëfyer tmerrin