Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani priti në takim, ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairí O’Connell.
Siç njofton Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Hasani i ka njoftuar përfaqësuesit e Ambasadës Britanike lidhur me aktivitetet e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë si dhe me prioritetet e kësaj ministrie nën udhëheqjen e tij.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAmbasadori O’Connell shprehu gatishmërinë e tij për të vazhduar bashkëpunimin e frytshëm që e ka pasur në të kaluarën me MTI-në në realizimin e projekteve dhe prioriteteve strategjike të institucioneve kosovare.
Të dyja palët kanë shprehur gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit të mëtutjeshëm në mes të dy institucioneve