Integriteti në edukim është baza dhe themeli i një shoqërie, ka thënë Tracey Bretag, profesoreshë në Universitetin e Australisë Jugore, në konferencën ndërkombëtare shkencore, që universiteti publik “Haxhi Zeka” në Pejë e organizon në bashkëpunim me universitete nga SHBA-ja, Australia, Turqia, Mali i Zi, Kroacia, Bosnja dhe Maqedonia.
“Integriteti është një zotim sa u përket vlerave, nderit, besimit dhe përgjegjësisë. Dhe për krijimin e këtyre vlerave dhe vënien e tyre në funksion duhet kurajë. Ne shumë shpesh e vëmë integritetin në supet e studentit, por ne jemi ata që duhet t’u japim shembull të mirë. Sepse pa integritet, universiteti nuk ka asgjë. Pra, edukimi është çelësi për të zgjidhur probleme. Disa nga çështjet janë lufta, dhuna, jostabiliteti politik e ekonomik. Dhe kjo shihet se çka ka shkaktuar në Kosovë. Ne kemi përgjegjësi unike, që të zhvillohen dhe adresohen problemet komplekse”, është shprehur Bretag.
Në paraqitjen e saj, ajo foli edhe për vlerën e një diplome, sidomos kur me të ndërlidhen edhe mashtrimet dhe plagjiatura, shkruan sot Koha Ditore. Ka përmendur shembullin e një studenti të inxhinierisë, i cili nëse ka mashtruar gjatë studimeve, atëherë ura që ka ndërtuar, sipas saj, do të shembet.
Ka treguar edhe një rast nga Australia, kur nga një mjek me diplomë të falsifikuar kanë vdekur nëntë pacientë gjatë operacionit./ Ilir Osmanaj
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
- Inteligjenca artificiale dhe arsimi
-
Ndryshim paradigmatik, universitete fleksibël dhe ruajtja e identitetit – tri këshillat e Didës për arsimin
- Pamflet për një rizgjim arsimor
-
Surroi: Ideja se arsimi shndërrohet në profit, e shndërron atë në fabrikë të prodhimit të diplomave
-
ORCA rangon Universitetin e Prishtinës të parin për integritet akademik, e atë të Gjilanit të fundit