Pasditen e sotme në Elbasan ka rënë një shi i dendur dhe breshër.
Si pasojë në lagjen "5 maji" ka pasur edhe përmbytje, ndërsa ne fshatin Godolesh dhe Fushë Bull ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në prodhimet bujqësore.
Në disa shtëpi niveli i ujit shkon mbi 50 cm, duke dëmtuar orendi e paisje elktro-shtëpiake.
Në banesat e përmbytura ka shkuar deputeti i zonës, Taulant Balla i shoqëruar me kandidatin për kryebashkiak Gledian Llatja dhe Kryetarin e Bashkisë Qazim Sejdini.
"Shtabi Emergjencës u ngrit, ndërkohë edhe Ministria e Mbrojtjes do të jetë pjesë e ndihmës", shkruan Balla në Facebook./Ora News/
Artikuj të ngjashëm
-
Nis vlerësimi i dëmeve në të mbjella, bujqit ankohen se s’janë kompensuar ende për vitin e shkuar
-
Pas dëmeve nga breshri, paralajmërohet “një qendër e paralajmërimit” për bujqit
-
Vlerësimet fillestare: Breshri dëmtoi rreth 90% e sipërfaqeve të mbjella në Istog
-
Breshri shkakton dëme në Istog, Muja dhe Ferati premtojnë mbështetje për fermerët
-
Tre vjet pas përmbytjeve, ka qytetarë që nuk janë kompensuar për dëmin