Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Lahi Brahimaj, ka reaguar pas deklaratave të deputetëve të Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi e Dardan Molliqaj, për ish-komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Nëpërmjet një shkrimi në “Facebook”, Brahimaj ka thënë se luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pjesë e së cilës ishte edhe vetë, nuk mund ta njollosë askush, raporton televizioni publik.
“Shqiptarët gjithnjë do të ndihen krenarë dhe me fat, që e patën UÇK-në dhe komandantët e saj që mundësuan lirinë e vendit”, ka shkruar Brahimaj.
Artikuj të ngjashëm
-
Molliqaj: OVL e UÇK-së është e kapur nga koalicioni PAN
-
OVL e UÇK-së reagon ndaj deklaratave të deputetit Krasniqi
-
LDK: Djemtë dhe vajzat e UÇK-së mbrojtën pragun e shtëpisë
-
Gjini: Askush nuk ka me mbërri me ndot tregimin tonë për liri
-
Krasniqi: 16 shtatori do të dëshmojë pastërtinë e luftës së UÇK-së