Prishtinë, 22 qershor - Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Prishtinë, mbajti kuvendin e rregullt zgjedhor, me ç’rast delegatët i dhanë unanimisht besimin z. Brahim Mehmetajt që ta udhëheqë AAK-në, dega në kryeqendrën e Kosovës, Prishtinë.
Nga kuvendi doli edhe Këshilli i ri Drejtues i degës, si dhe delegatët që do ta përfaqësojnë Prishtinën në Kuvendin Zgjedhor të partisë, që mbahet të shtunën në Prishtinë.
Mehmetaj ka thënë se AAK në Prishtinë po rritet çdo ditë dhe këtë e dëshmoi prania aq e madhe e qytetarëve, figurave të respektuara në Prishtinë e më gjerë, dhe gatishmëria e ardhjeve të reja për të qenë pjesë aktive e AAK-së, dhe për t’u përballë me sfida në të ardhmen e përbashkët.
“Aleanca nga ky kuvend po del më e përgatitur se asnjëherë më parë. AAK do të jetë përkrah qytetarëve të Prishtinës çdo ditë”, ka thënë Brahim Mehmetaj, kryetar AAK-së, dega në Prishtinë.
Mehmetaj ka qenë edhe zëvendësministër në Ministrinë e Forcës së Sigurisë, kurse aktualisht është drejtor në Drejtorinë e Inspeksionit në komunën e Prishtinës.