Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

BQK me hapa për kontrollimin e parave digjitale

Bordi Ekzekutiv i Bankës Qendrore të Kosovës ka themeluar një organ të përhershëm për vlerësimin dhe adresimin e sfidave rregulluese lidhur me paratë virtuale.

Sipas njoftimit të BQK-së, ky organ do të përcjellë dhe analizojë zhvillimet ndërkombëtare për rregullimin e parave virtuale, me fokus në trajtimin e tyre nga rregullatorët e BE-së dhe vendeve të rajonit, si dhe të përgatisë rekomandime për organet vendimmarrëse të BQK-së lidhur me hapat e mëtejmë në funksion të rregullimit të parave virtuale.

BQK thotë se vazhdimisht ka kontaktuar me autoritetet përgjegjëse në vendet evropiane.

Ajo ka tërhequr vëmendjen për rreziqet financiare që mund të vijnë si pasojë e një investimi në kriptovaluta.

“BQK-ja vazhdon t’ua tërheqë vëmendjen subjekteve vendore lidhur me rreziqet për humbjet financiare që mund t’i pësojnë nga investimi në para virtuale, si dhe lidhur me implikimet e tjera të mundshme”, thuhet në njoftim të BQK-së.

Artikuj të ngjashëm