Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka lëshuar në funksion një linjë telefonike pa pagesë, me qëllim të ofrimit të informatave plotësuese për serbët në Kosovë rreth përdorimit të dinarit.
BQK-ja, mes tjerash, rikujton se Rregullorja për operacione për para të gatshme nuk ndalon apo kufizon pranimin e mjeteve në llogaritë bankare në Euro në bankat e licencuara, nuk kufizon aktivitetin këmbimor të cilësdo valutë që kryhet nga institucionet financiare bankare ose jobankare të licencuara nga BQK-ja, nuk ndalon transferet nga asnjë shtet dhe nuk ndalon posedimin dhe kursimin në asnjë valute jo euro, përfshirë dinarin.

Në njoftim bëhet e ditur se të gjithë individët që kanë qasje në llogari bankare mund të pranojnë mjete në llogaritë e tyre në euro, teksa qytetarëve që nuk kanë llogari u është bërë thirrje të hapin një të tillë.
“Qytetarët që ende nuk kanë llogari, mund të hapin një të tillë tek secila bankë, sipas Rregullores së BQK-së për qasje në Llogari Pagese për shërbime bazike, që për grupet e cenueshme e të skemave sociale nuk ka tarifë të hapjes e as të mirëmbajtjes, nga 1 janari 2024. Vetëm në katër komunat veriore, operojnë katër degë bankare, tri institucione mikro-financiare (kredi dhënëse) si dhe mbi 15 institucione financiare jo-bankare për pagesa dhe këmbimore”, thuhet në njoftim.
Tutje, sipas BQK-së numri i degëve dhe zyrave të institucioneve financiare që operojnë në atë zonë është në rritje.
-
BE-ja u bën thirrje palëve për fleksibilitet sa i përket dinarit
-
Tri opsionet e BQK-së për të dalë nga ngërçi me dinarin
-
BQK: Pranoni para vetëm përmes llogarisë bankare në euro
-
BQK-ja me plan rreth implementimit të Rregullores, procesi do të zgjasë 3 muaj
-
BQK-ja me video shpjeguese: Rregullorja nuk kufizon aktivitetin këmbimor të cilësdo valutë