Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Borrelli takohet me Kurtin në Forumin e Paqes: Duhet përparim urgjent në dialog

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, e ka cilësuar të mirë takimin me kryeministrin Albin Kurti në Forumin e Paqes në Paris, duke shtuar se duhet një përparim urgjent sa i përket dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. 

Përmes një postimi në Twitter, Borrell ka shkruar se u takuan në margjinat e Forumit për të diskutuar bashkëpunimin rajonal, luftën kundër korrupsionit dhe nevojë për përparim urgjent sa i përket dialogut. 

“Ngritëm diskutimet për integrimet evropiane, diskutuam për takimin e radhës të Këshillit për Punë të Jashtme për Ballkanin Perëndimor dhe angazhimin e rëndësishëm bilateral”.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë do të vazhdojë në nivel teknik më 16 nëntor.