Përfaqësimi i Kosovës në Samitin e Bashkimit Evropian në Sofje më 16 dhe 17 maj, ishte një nga temat kryesore të takimeve të kryeministrit të Bullgarisë Boyko Borisov me udhëheqësit më të lartë të institucioneve të Kosovës.
Në fund të takimit në mes presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministrit bullgar Boyko Borisov, ky i fundit i tha presidentit të Kosovës Hashim Thaçi se është i ftuar të marrë pjesë në Samitin e Sofjes, që mbahet në Sofje në Samitin e BE-së për Ballkanin Perëndimor.
“Kosova do të përfaqësohet ashtu siç e kanë njohur mbi 100 shtete. Kurse për ato që nuk e kanë njohur, do të gjejmë një zgjidhje”, tha Borisovi.
Pjesëmarrja e Kosovës në këtë Samit, ka qenë në pikëpyetje pas kundërshtimeve të disa vendeve të Bashkimit Evropian, sidomos Spanjës, raporton Koha.net.
-
Në Samitin e Sofjes, Kosova përfaqësohet nga presidenti Thaçi
-
Kush do të jetë nga Kosova në Samitin e Sofjes, Thaçi apo Haradinaj
-
Thaçi bisedon me kryeministrin bullgar për Samitin i Sofjes
-
Presidenti Thaçi në Bullgari, pritet nga kryeministri Borisov
-
Thaçi në Sofje për takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe të BE-së