Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Boris Johnson mbetet në karantinë, ka ende simptoma të COVID-19

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson do të qëndrojë në izolim, sepse ende ka simptoma të Covid-19.

E premtja pritej të ishte dita e fundit e Johnson në karantinë, pasi rezultoi pozitiv javën e kaluar.

Por Johnson tha që ai ende ka një temperaturë dhe do të mbetet i izoluar, sipas udhëzimeve të vendit.

Përmes një postimi në Twitter ai tha:

''Një tjetër azhurnim i shpejtë nga unë në fushatën tonë kundër #coronavirus.

Ju po kurseni jetë duke qëndruar në shtëpi, kështu që ju bëj thirrje të rrini me të këtë fundjavë, edhe nëse ne kemi një mot të mirë.

Edhe Johnson rezulton negativ në testin për COVID-19, vazhdon izolimin Botë Johnson rezulton negativ në testin për COVID-19, vazhdon izolimin

Mbretëria e Bashkuar u ka thënë personave të cilët kanë simptoma ose janë pozitivë për Covid-19 që të qëndrojnë në izolim për shtatë ditë, ose më gjatë nëse ata janë akoma simptomatikë.

Në një video të postuar në Twitter, Johnson gjithashtu u bëri thirrje njerëzve të mos dilnin jashtë pasi moti i mirë arrin në Britani të Madhe gjatë ditëve në vazhdim. "Të gjithë mund të bëhen pak të çmendur," tha ai. "Ju lutem, rrini me udhëzimet," tha ai.