Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Bordi i shkruan letër deputetëve për krizën në Telekom

Bordi i Telekomit të Kosovës i ka shkruar letër deputetëve të Kosovës për krizën financiare që e ka kapluar këtë kompani, transmeton Koha.net.

Bordi i ka njoftuar deputetët se Telekomi ka një borxh prej 60 milionë eurove, 11 prej të cilave vetëm me furnitor, derisa sipas tyre, humbja në tre muajt e parë të këtij viti ishte mbi 4 milionë euro.

Problemet kyçe të cilat rrezikojnë vazhdimësinë e Telekomit, sipas bordit, janë këto:

Mbyllja e borxhit me Z-Mobile dhe implementimi i kontratës në fuqi të datës 24 maj 2017;

Mungesa e investimeve në infrastrukturë;

Edhe Telekomi në prag të falimentimit, Qeveria s’do ta paguajë borxhin e saj 60 milionësh Arbëri Telekomi në prag të falimentimit, Qeveria s’do ta paguajë borxhin e saj 60 milionësh

Kalimi në kodin 383;

Lincencat për ARKEP;

Infrastruktura për përgjime;

Mbyllja e borxheve aktuale;

“Nëse nuk intervenohet shpejt është rreziku real i falimentimit, përveç borxheve aktuale të njohura dhe gjendjes së përgjithshme financiare, rreziku tjetër i madh buron edhe nga paditë në gjykata të cilat rezultojnë në kosto të papërballueshme për Telekomin”, thuhet mes të tjerash në letrën e Bordit.

Edhe Telekomi ka borxhe 35 milionë euro, thotë Balaj Arbëri Telekomi ka borxhe 35 milionë euro, thotë Balaj

Kjo është letra e Bordit drejtuar deputetëve:

{gallery}