Me autorizimin e lëshuar nga Blerim Kuqi, Ministër i Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit, në pajtim me dispozitat e Ligjit për Ndërmarrjet Publike dhe Ligjit për Shoqëritë Tregtare, në Korporatën Energjetike të Kosovës KEK sh.a. është mbajtur mbledhja e përgjithshme vjetore e aksionarit. Kjo mbledhje përbën takimin më të rëndësishëm të korporatës në të cilën shqyrtohen dhe miratohen dokumente të rëndësishme dhe strategjike për ndërmarrjen.
Në këtë takim janë miratuar Raporti i Auditorit të pavaruar për pasqyrat financiare në fundvit 2019 dhe letrës së menaxhmentit si dhe Raporti Vjetor 2019. Po ashtu u shqyrtua performanca e menxhmentit për periudhën e njëjtë.
Për më tepër, aksionari ka vlerësuar faktin që korporata edhe këtë vit, si tash e disa vjet, pranon një raport të auditorit pa kualifikime, ndërsa që u përsërit kërkesa për adresim të çështjeve të theksuara në raport.
Bordi i Përkohshëm dhe përfaqësuesit e aksionarit u zotuan për mbështetje të vazhdueshme të menaxhmentit, por njëkohësisht kërkuan shtim të përpjekjeve për tejkalim të pengesave dhe vështirësive aktuale dhe vazhdimin e trendit të performncës së mirë.
-
Pushteti pa opozitën miraton disa nga pikat e papërfunduara në disa seanca plenare
-
Halilaj: KEK-u s’është audituar me vite, pengesat janë te kapacitetet njerëzore
-
ZRRE-ja miraton Bilancin Vjetor të Energjisë Elektrike për vitin 2022
-
BPD merr vendime të rëndësishme për zhvillimin strategjik të korporatës
-
Tri shkarkime në KEK