Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Bojkoti selektiv i Listës Serbe, marrin pjesë kur votohen projekte të komunitetit serb

Nga pallati presidencial në Beograd, Lista Serbe kishte paralajmëruar tërheqjen nga institucionet e Kosovës, në marsin e këtij viti.

E, që nga ajo ditë, qëndrimi i tyre në institucionet shtetërore, në të cilat janë pozitë, është i paqëndrueshëm, raproton KTV.

Bosh mbesin vendet e ministrave serbë në mbledhjet e Qeverisë, e në Kuvend vijnë rrallë.

Por, Vigan Qorrolli thotë se lidhja e tyre nuk është shkëputur tërësisht nga institucionet.

Ai është i mendimit se ajo qëndron e fortë me kryeministrin Haradinaj, dhe kjo sipas tij dëshmohet kur ata marrin pjesë vetëm në votimet që janë në interesin e tyre personal dhe në agjendën e partnerëve të koalicionit.

Qorrolli ka theksuar se nëse arrihet marrëveshja finale dhe ndodh normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, atëherë do të duhej të punohej në ndërrimin e kastës politike të përfaqësimit të serbëve në institucionet shtetërore.

Edhe Largimi i Listës Serbe s’e pengon funksionimin e institucioneve, por shkel Kushtetutën Arbëri Largimi i Listës Serbe s’e pengon funksionimin e institucioneve, por shkel Kushtetutën

Kjo pasi Lista Serbe nuk ka qenë asnjëherë lojale as ndaj institucioneve, e as që ka punuar për interesat e serbëve të Kosovës.


Ministri Todosijeviq dhe dy ministrat e tjerë të Listës Serbe janë në dorëheqje që nga fundi i marsit, kur autoritetet kosovare e arrestuan drejtorin e Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq, megjithatë, kanë vazhduar t’i shfrytëzojnë resurset e shtetit të Kosovës.

Në media, së fundmi është raportuar për orientim të milionave në komunat në veri të vendit nga ministri i Bujqësisë, Nenad Rikalo.

Lista Serbe, në kuadër të Qeverisë së Kosovës, përveç Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, asaj të Bujqësisë, udhëheq edhe me atë të Kthimit dhe Komuniteteve.