Bojkoti i punës së gjyqtarëve dhe prokurorëve nga gjykatat vendore pas vendimit për ulje të pagave dhe largimi i serbëve nga këto institucione shkaku i targave, rrezikon ta paralizojë sistemin e drejtësisë në Kosovë.
Çështja e targave ilegale ishte arsyeja kryesore e largimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë në veri të vendit. Bojkotim të punës në gjykata e prokurori po bëjnë edhe shqiptarët, të cilët assesi nuk po pajtohen me vendimin e Qeverisë për ulje pagash.
Avokati Musa Damati ka theksuar se dështimi i seancave do të afektojë te qytetari. Ai thotë se në këtë situatë, do ta rëndojë edhe më shumë sistemin gjyqësor në vend. Duke folur për vendimin e fundit të Qeverisë për ulje të pagave për gjyqtarë dhe prokurorë, Damati e konsideron si të padrejtë.
Ai ka thënë se i njëjti duhet të rregullohet me Ligjin e pagave, dhe aty të përcaktohet edhe koeficienti.
Avokati tjetër, Arbër Jashari, ka thënë se vendimi i institucioneve e ka dëmtuar rëndë sistemin e drejtësisë në Kosovë. Krahas vonesave në aktvendime, Jashari thotë se kjo situatë do ta rëndojë edhe më shumë qytetarin, i cili është në procedura gjyqësore. Ai thotë se drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar.
- Dioptria negative e BE-së
-
OSBE: Dorëheqja e gjyqtarëve e prokurorëve serbë, kthim prapa për sistemin e drejtësisë
-
Zogaj: Po cenohet pavarësia e gjyqësorit, pushteti të mos i komentojë vendimet tona
-
Qeveria ankohet ndaj vendimit të Themelores që anuloi atë për uljen e pagave të prokurorëve e gjyqtarëve
-
Bugaqku: S’është në rregull që të luhatet paga e gjyqtarit sa herë që ndërrohen qeveritë