Sekretari për Marrëdhëniet me Jashtë në PD, Gert Bogdani, i tha TV A2CNN se Partia Demokratike mund të regjistrohet në zgjedhjet vendore, duke i qëndruar kushtit që Rama të largohet, por duke i dhënë vetes hapësirë dhe kohë.
“PD e ka bërë të qartë se nuk mund të ketë zgjedhje me zotin Rama kryeministër, i ka dhënë provat se zgjedhjet i vjedh”.
A2CNN: Ju keni vënë kushtet tuaja, por çfarë jeni të gatshëm të lëshoni? A jeni ju të gatshëm të gjeni një kompromis?
Gert Bogdani: Të marrim pjesë në zgjedhje dhe të vazhdojmë rrugën siç duhet të jetë në një Shqipëri normale dhe në një sistem normal demokratik.
A2CNN: A do të ishte regjistrimi në zgjedhjet lokale ndoshta një shprehje e këtij vullneti?
Gert Bogdani: Besoj se po nëse do të jenë në tavolinën e diskutimit dhe këto diskutime shkojnë mirë, regjistrimi do të ishte një shprehje e vullnetit. Patjetër që kompromisi është shumë i rëndësishëm dhe kompromisi zgjidh krizat.
-
Opozita në Shqipëri hedh hapat e saj për reformën zgjedhore
-
Basha: Nuk marrim pjesë në asnjë proces zgjedhor pa u dënuar vjedhësit e votave
-
Basha rikthen platformën e 2017-s, si kusht për zgjedhjet
-
Gerti Bogdani paralajmëron përjashtimin e deputetes Rudina Hajdari nga PD-ja
-
Shehaj: Rama do të detyrohet të japë dorëheqje, protesta përfundon me zgjedhje të parakohshme