Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

​Blloku B1 jashtë operimi, KEK-u: Rrjedhjet në kaldajë eliminohen të premten

KEK-u

KEK-u

Njësia B-1 e Termocentralit B është ndaluar nga operimi më 4 janar pas mesnate.

Zëdhënësi i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Skender Bucolli, ka thënë se ndalja nga operimi ka ndodhur si pasojë e rritjes së humbjes së ujit.

“Sot ekspertët e TC-B-së kanë arritur të bëjnë defektazhën ku janë identifikuar disa rrjedhje në kaldajë të cilat pritet të eliminohen deri nesër në mesditë, pastaj njësia do të kthehet në operim”, ka thënë Bucolli për KSP-në.

Remonti në njësinë B-1 të Termocentralit B pati nisur gjatë verës, ku kishte përfshirë punimet në mullinj, ato në kazan, pompat termike, kondensatorët, rezervarët e ujit, pompat furnizuese, në filtra e seperatorët e ujit.