Mospajtimet rreth trafikut urban të Prishtinës kanë vazhduar edhe mëngjesin e sotëm, ku në Lagjen e Spitalit, te Eulex-i, disa autobusë privatë kanë bllokuar qarkullimin e linjës 3A të Komunës së Prishtinës.
Autobusë të Linjës 3A, kanë nisë protestën kundër një linje shtesë në të njëjtin relacion, të caktuar një ditë më parë nga autoritetet komunale.
Aktualisht transporti i udhëtarëve po kryhet vetëm nga autobusë të linjës së re, teksa ata të Linjës 3A, janë parkuar skaj rrugës te rreth rrotullimi te EULEX-i
Që nga dita e djeshme kryeqytetit i janë shtuar 21 autobusë të rinj urbanë, mirëpo një gjë e tillë ka shtuar pakënaqësitë te autobusët e linjës 7, të cilat janë shprehur kundër qarkullimit të këtyre autobusëve në Kalabria. Linja e re ka bërë që kompanitë që mirëmbajnë linjën 7 të protestojnë gjatë ditës së djeshme, ku kishin bllokuar rrugën “Tahir Zajmi” ku ka nisur qarkullimin linja e re e trafikut urban. Drejtuesit e këtyre kompanive thanë se kanë protestuar pasi që komuna nuk i ka njoftuar paraprakisht për këtë vendim.
{gallery}