Prej më shumë se një muaj është mbyllur gypi kryesor i ujërave të zeza në lagjen “Anton Çetta” dhe “Mehmet Mustafa” në qytezën e Shtimes, ndërkohë Inspektorati komunal dhe Kompania e ujësjellësit rajonal “Prishtina” deri tashti nuk kanë intervenuar për sanimin e defekteve.
Pusetat e kanalizimit tashmë kanë shpërthyer, ndërkaq ujërat e zeza kanë dalë mbi sipërfaqen e tokës, shkruan sot “Koha Ditore”.
Banorët e këtyre lagjeve edhe në vitet e kaluara janë përballur me telashe të tilla, derisa gypi kryesor disa vjet më parë nuk është vendosur sipas standardeve, prandaj sistemi tashmë po ngufatet, derisa është rritur numri i banorëve në këtë lagje... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Prej pesë ditësh banorët e një lagjeje në Shtime në hall nga kanalizimi
-
Banorët e Papazit të Ferizajt në hall me ujërat e zeza
-
Shtimja mbetet pa ujë për shkak të dëmtimit të një gypi
-
Qytetari dhe Komuna e Pejës prej disa vitesh në kontest për pusetën e kanalizimit
-
Shpërthejnë gypat e kanalizimit në Fushë Kosovë, askush s’shkon t’i rregullojë