Shkaku i punimeve në ndërtimin e sheshit “Adem Jashari” afër objektit të Komunës së Ferizajt, nga e premtja është mbyllur rruga kryesore e qytetit “Dëshmorët e kombit”, “Shkëlzen Haradinaj” dhe “Ismail Qemali”, shkruan sot Koha Ditore.
Ndërkohë zyrtarët komunalë të Ferizajt kanë thënë se vozitësit duhet t’i shfrytëzojnë rrugët alternative derisa punimet e sheshit të finalizohen brenda 140 ditësh. Si pasojë e bllokimit të rrugëve në qendër të qytetit tashmë po krijohen kolona mjaft të gjata në rrugët dytësore.
Përveç bllokimit të këtyre 3 rrugëve i është ndërruar kahja e qarkullimit edhe rrugës “Wesley Clark”, e cila tashmë po krijon paqartësi te vozitësit. Hajrush Leka, inspektor i komunikacionit në Komunën e Ferizajt, ka thënë se qytetarët duhet ta shfrytëzojnë rrugën “Hamëz Jashari” dhe disa rrugica të tjera si rrugë alternative.
(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.