Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i ka kërkuar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që sulmuesit e Policisë së Kosovës, e që ikën në Serbi, duhet të mbahen përgjegjës për veprën e tyre.
Të premten, Blinkeni ka thënë se në bisedë telefonike me Vuçiqi ka theksuar “nevojën e menjëhershme për shtensionim me Kosovën dhe për të kërkuar përgjegjësi nga ata që janë përgjegjës për sulmet e fundit të dhunshme”.
“Po ashtu kam theksuar rëndësinë e zbatimit të plotë të zotimeve në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, thuhet në shkrimin e Blinkenit në Twitter.
Më 24 shtator, polici Afrim Bunjaku u vra në Banjskë të Zveçanit nga një grup i armatosur serb. Në një aksion pasues, nga përplasja e Policisë me grupin e armatosur mbetën të vrarë tre sulmues. Për rastin u arrestuan tetë persona, katër prej të cilëve u liruan. Të premten, përgjegjësinë për sulmin e mori Milan Radoiçiq, nënkryetar i deritashëm i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë. Në aksion është kapur arsenal armësh.
Ndërsa në komunikatën për media të Departamentit të Shtetit për bisedën telefonike të Blinkenit me Vuçiqin është thënë edhe se Blinkeni ka shprehur mbështetjen për EULEX-in e KFOR-in e se ngjarjet si ajo në Banjskë paraqesin “sfida të papranueshme për KFOR-in dhe komunitetin ndërkombëtar”.
Blinkeni ka përshëndetur edhe vendimin e NATO-s për forca shtesë.
-
Hovenier: Autorët e krimit të tmerrshëm në Banjskë të mbahen përgjegjës
-
Hill: Sulmuesit e Banjskës të mbahen përgjegjës
-
Vuçiq në CNN: Serbisë s’iu desh incidenti në Kosovë, do të përgjigjen ata që kanë bërë vepra penale
-
Vuçiq: Na u kërkua t’i përshëndesnim veprimet e Policisë së Kosovës
-
BE për sulmin në veri: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë