Prishtinë, 1 nëntor –Ministri i Zhvillimit Ekonomik, z. Valdrin Lluka, dhe zëvendësministrja e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, znj Rejhan Vuniqi, në një takim të përbashkët kanë pritur në ambientet e MPJ-së përfaqësuesit e 12 bizneseve turke nga shoqata “Rumelisiad”.
Siç bëhet e ditur përmes një njoftimi për media, ata i kanë njoftuar mysafirët për mundësitë e mëdha për investime në vendin tonë , duke i ftuar ata që të investojnë në Kosovë.
Kryetari i kësaj Shoqate, z. Omer Kumova, ka theksuar se për dallim prej herëve të tjera janë kthyer (në Kosovë) me një optimizëm të madh.
“Jemi të inkurajuar nga klima, që është krijuar nga ana e Qeverisë së Kosovës, me reformat e saj ligjore, si dhe nga niveli i rritur i cilësisë së bizneseve në Kosovë për të bashkëpunuar me to”, është shprehur z. Kumova.
-
Biznesmenët turq njoftohen për mundësinë e investimit në Kosovë
-
Shala: Çdo investim nga shteti i Turqisë është i mirëseardhur
-
Kosova synon të bëhet qendër rajonale për zhvillim të sektorit të teknologjisë informative
-
Shala takoi afaristët nga Turqia, i fton për investime në Kosovë
-
Prodhuesit kosovarë e turq synojnë rritjen e bashkëpunimit