Kosova shënon një vit nga hyrja në fuqi e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, por bizneset e vendit nuk kanë arritur ende ta shfrytëzojnë sa duhet këtë marrëveshje.
Përkundër disa zhvillimeve pozitive, prodhuesit nuk po forcohen, hasin në probleme të mëdha për shkak të imazhit negativ të vendit dhe vazhdojnë të rrezikohen nga konkurrenca jo e drejtë, transmeton KTV. Përpos këtyre sfidave, ka shumë telashe edhe gjatë nxjerrjes së vizave.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNga ana tjetër, përfaqësuesit e bizneseve shprehin shqetësimin për mundësinë e humbjes edhe të kësaj mundësie, siç ka humbur Kosova me marrëveshjet e mëhershme me BE-në, CEFTA, apo edhe atë me SHBA-në. Madje për këtë të fundit, sipas kryetarit të Odës Ekonomike Amerikane, rrezikojnë që të mos marrin votën pozitive për shkak të shkëmbimit shumë të ulët tregtar.
Të dhëna fare jofavorizuese dalin edhe në raportin e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës.
Bazuar në këto të dhëna, në muajin shkurt të këtij viti, Kosova ka eksportuar drejt vendeve të BE-së mallra në vlerë prej 6,1 milionë eurosh, ose rreth 25.7% e eksporteve të përgjithshme, që paraqet një rënie prej 11.8%. Por, kishte rritje të madhe të importeve nga BE-ja që arritën në 42.6% apo 84.2 milionë euro.