Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, ka deklaruar para Komisionit për Integrim Evropian se takimi i ardhshëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të mbahet më 16 nëntor.
Bislimi ka deklaruar se në raportin e Komsionit Evropian është vlerësuar puna e Qeverisë si marrëveshja për targat.
Sipas tij, Qeveria e ka marrë me seriozitet procesin e integrimit evropian, duke shtuar se kanë quar përpara numër të madh të proceseve që kanë ngecur me vjet.
“Ne kemi analizuar me kujdes raportin që ka 43 faqe dhe kemi analizuar te gjitha të gjeturat. Një problematikë që kemi vërejtur ka të bëjë që metodologjia i përgjigjet vetëm rrethanave në terren. Raporti flet për mungesë të shumicës parlamentare dhe i referohet periudhës para marsit. Qeveria Kurti 2 procesin e integrimit e ka marrë me prioritet të madh. Menjëherë kemi aktivizuar mekanizmat tanë”, deklaroi ai.
Bislimi para anëtarëve të Komisionit ka thënë se në gjashtëmujorin e qeverisjes “jemi përpjekur të japim energji të re dhe t’i shtyjmë përpara çështje”.
Edhe
Kurti: S’po kërkojmë rrugë të shkurtra, as derë të pasme, vetëm proces meritor për integrim në BE
“Për herë të parë kjo Qeveri e ka kthyer terminalin Trepça. Një problem tjetër ka të bëjë me transferin e inspektorëve komunal. Problem tjetër ka të bëjë me homologimin e veturave është hequr nga Qeveria Kurti. Pastaj në fushën e sundimit të ligjit ka pasur progres të kufizuar”, theksoi ai.
“Ne kemi arritur të shtyjmë një proces që ka ngecur me vite. Tek reforma jemi duke punuar me strategji. Si pjesë e reformës jemi duke punuar në hartimin e Ligjit për subjektet politike. Jemi të vetëdijshëm se ka hapësirë për avancim të kornizës ligjore.”
Ndërkaq, minuta më vonë deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, e ka lëshuar mbledhjen e Komisionit për Integrim Evropian, duke bërë kështu që edhe mbledhja të përfundojë në mungesë të kuorumit, raporton Ekonomia Online.
Krejt kjo pasi ajo ka thënë se po i cenohet fjala nga deputeti i VV-së, Driton Hyseni. Deliu-Kodra ka folur në Komision për Ligjin e Pagave e për punën e Gjykatës Kushtuese.
Edhe
BE-ja pret një “fillim të ri” në raportet me Kosovën
Por që deputeti Hyseni ka thënë se këto nuk janë tema për të cilat është ftuar të raportojë Bislimi.
/EO/