Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me zëvendëskryeministrin Besnik Beslimi kanë pritur në takim sekretaren e përgjithshme të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Helga Maria Schmid.
Bislimi, duke folur për dialogun dhe rezultatet që priten nga ai, theksoi përkushtimin e Kosovës në arritjen e njohjes reciproke dhe i cilësoi të papranueshme provokimet që i bën Serbia.
Siç njoftohet në një komunikatë për media, Kurti e njoftoi sekretaren Schmid me punët dhe progresin e Qeverisë në këta 7 muaj qeverisje, për rritjen ekonomike dhe reformat e filluara në drejtësi dhe në veçanti theksoi përkushtimin për zhvillimin e arsimit dual si parakusht për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.
Bëhet e ditur se u diskutua për bashkëpunimin rajonal dhe kryeministri ritheksoi përkushtimin e Kosovës për bashkëpunim dhe integrim, porse ritheksoi se nuk përkrah nisma rajonale ku nuk është prezent e pjesëmarrëse BE-ja.
e ka vlerësuar angazhimin dhe përkushtimin e qeverisë në luftën kundër krimit të organizuar, kontrabandës dhe korrupsionit.
Edhe
Kurti: BE-ja t’i përgjigjet vullnetit të popullit të Kosovës për anëtarësim
Për procesin e bisedimeve më Serbinë, Kurti tha se bosht i tyre duhet të jetë njohja reciproke, dhe se të pagjeturit do të mbeten prioriteti i parë.
Sekretarja Schmid shprehu gatishmërinë për vazhdimin e mbështetjes dhe ekspertizës për qeverinë, në përputhje me nevojat e institucioneve dhe fushëveprimin e OSBE-së.

-
Kurti takohet me kancelarin austriak, thekson përkushtimin e Kosovës në rrugën drejt BE-së
-
Kurti: S’po kërkojmë rrugë të shkurtra, as derë të pasme, vetëm proces meritor për integrim në BE
-
Kurti: BE-ja duhet të punojë për të siguruar statusin e kandidatit për Kosovën
-
Takimi Kurti-Sorensen deri në mesnatë