Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislim, ka pritur sot në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ndërsa temë e bisedimit ishin zhvillimet e ditëve të fundit në veri të Kosovës dhe vendimi i Qeverisë për të shtyrë deri më 1 shtator implementimin e dy vendeve që ka marrë, ai për regjistrimin e targave RKS dhe për dokumentet hyrje-dalje.
“Zëvendëskryeministri Bislimi dhe ambasadori Abbott biseduan mbi zhvillimet e ditëve të fundit në veri të Kosovës dhe për vendimin e Qeverisë për shtyrjen me datë 1 shtator 2022, të dy vendimeve mbi regjistrimin e targave në RKS dhe dokumenteve hyrje-dalje, të datës 29 qershor 2022, në koordinim me faktorët ndërkombëtarë amerikanë dhe evropianë. Gjithashtu, pjesë e bashkëbisedimit ishte dhe gjendja aktuale botërore energjetike dhe rritja e shpejtë e çmimit të importit të energjisë, ku zëvendëskryeministri Bislimi foli edhe për masat mbështetëse për qytetarët të miratuara nga Qeveria sa i përket emergjencës në furnizimin me energji. Zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi ambasadorin Abbott për angazhimin e tij, bashkëpunimin dhe koordinimin e vazhdueshëm mes Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar”, thuhet në njoftim të Zyrës për Media të Kryeministrit.
-
Ambasadori britanik diskuton me Bislimin për procesin e dialogut
-
Bislimi i thotë Abbottit se Kosova është konstruktive në dialog
-
Bislimi tregon shqetësimet e ndërkombëtarëve për zgjedhjet në veri: Iniciativa u takon serbëve
-
Bislimi: S’diskutuam për Asociacionin, pa nënshkrim s’nis zbatimi
-
Sot Bislimi takohet me Petkoviqin