Ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi e ka prezantuar draftin e pakos për rimëkëmbje ekonomike, pas krizës së shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.
Në një konferencë për medie, të enjten, Bislimi ka theksuar se pakoja e dytë për ekonomi ka një ndikim 1.2 miliard eurosh për pesë vitet në vijim.
Ministri ka folur edhe për burimet e financimit.
Ai ka precizuar se fokusi primar i pakos është mbështetja me kredi për ato biznese që janë ndikuar nga pandemia.
“Kjo pako përbën një draft fillestar. Financimi i saj, implementimi i saj kërkon disa parakushte, si në qeveri, ashtu edhe në Kuvend”, ka thënë Bislimi.
Ai e ka kërkuar nga Kuvendi ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, pasi që burimi i financimit të kësaj pakoje ndërlidhet me ato mjete financiare.
Edhe
Bislimi: Çdo tendencë për të ndryshuar pakon emergjente do të jetë e dëmshme
Ai ka folur edhe për pakon emergjente fiskale prej 190 milionë eurosh, e cila sipas tij, ende nuk është implementuar në tërësi/ ksp.
-
Bislimi fton ish-ministrat e financave dhe guvernatorin për të diskutuar rreth pakos për rimëkëmbjen e ekonomisë
-
Bislimi: Nuk është garë elektorale që të rrezikojmë stabilitetin, e kam obligim të siguroj stabilitet makro-ekonomik
-
Qeveria pritet ta miratojë sonte pakon për biznese në vlerë prej 170 milionë €
-
Qeveria do t’i ndihmojë kompanitë e afektuara për pagat e punëtorëve në dy muajt e ardhshëm