Nënkryetari i Vetëvendosjes, Besnik Bislimi në një intervistë për Rubikon të KTV-së, ka thënë se sipas të gjitha zhvillimeve të deritashme, ata i kanë numrat e mjaftueshëm për të kaluar rezoluta që pamundëson presidentin Hashim Thaçi të të dialogojë çështjen e kufirit me Serbinë në Bruksel.
“E kemi një rezolutë një faqe, e ka vetëm një pikë, përfshirë edhe presidentin, ku ja ndalon të diskutojë për çështjet territoriale të vendit. Do të ishte shumë hipokrite nëse një grup parlamentar refuzon të votojë për ruajtjen e territorit të vendit”, ka thënë Bislimi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“PDK është e gatshme të votojë gjithmonë, nesër në ora 9 thërrasin mbledhje, zakonisht punët e tilla PDK-ja i bën natën, kështu që duhet të presim”, ka thënë ai.
Në mënyrë paralele më votimin e rezolutës, opozita pret që të ndodh një bilanc i asaj çka ka ndodhur dhe të shkohet në zgjedhje.
“Duhet të shkojmë në zgjedhje në mënyrë që ta votojmë ekipin negociator. Nuk mendoj që kjo qeveri mund ta formoj ekipin”.