Faton Bislimi, anëtar i Kryesisë së LDK-së ka kritikuar qeverinë për siç ka thënë intervenim të vonshëm në rastin e Deçanit.
Bislimi ka thënë në “Interaktiv” të KTV-së se shpreson se vobekësia e Qeverisë në përgjigje të situatës me helmim atje, do të rregullohet ditëve në vijim.
“Ka mbi 1,500 që janë identifikuar me helmimin në fjalë. Besoj shumë që organet e shtetit sidomos hetuesia do ta çojë deri në fund hetimi. Ne kemi humbur mijëra njerëz nga pandemia me COVID-19. Shpresoj shumë dhe dua t’i bëjë thirrje organeve të hetuesisë pikë së pari që ta ndriçojnë rastin të paktën të marrim mësimet e duhura një gjë e tillë të mos na përsëritet në asnjë komunë. Vobekësia e Qeverisë në përgjigje të kësaj situate do të rregullohet në ditët në vijim. Jam i bindur që qytetarët e Deçanit do të dalin nga kjo krizë”, ka thënë Bislimi.
Sipas tij, furnizimi me barna esenciale ende mbetet sfidë e madhe për Kosovën.
“Furnizimi ende mbetet me barna esenciale, sfidë e madhe për vendin tonë përkundër trumpetimit të madh që i bëhet sukseseve të ndryshme, besoj që ka ende hapësirë për punë më të madhe, për angazhim më konkret dhe më sistematik që sfidat e tilla të mos na gjejnë të papërgatitur. Derisa nuk i dimë faktet, gjithmonë mund të ekzistojnë dyshimet që prekin sigurinë nacionale të shtetit tonë”, ka thënë ai.
Ai ka folur edhe për punën që bënë qeveria “Kurti II” duke thënë se as Lëvizjen Vetëvendosje dhe asnjë parti tjetër nuk e shohin si armik.
Edhe
Lajçi: S’është vërtetuar se helmimet në Deçan ndodhën nga uji i pijshëm
“Ka kaluar 100 ditëshi i qeverisë, ne jemi të fokusuar në opozitarizmin, nuk e shohim as Lëvizjen Vetëvendosje dhe asnjë parti tjetër si armik tonin, i shohim vetëm si konkurrentë, si oponentë politikë dhe në këtë fushë do ta bëjmë maksimumin tonë për të ofruar alternativa qeverisëse përmes të cilave ne synojmë që qytetarin e Kosovës ta rikthejmë edhe njëherë në bastionin që shpresojmë ta kthejmë edhe njëherë që është e djathta politike. LDK-ja e ka dhënë një shembull të mirë të opozitarizmit”, është shprehur Bislimi.