“Diskutimet tona për tema të rëndësishme të dialogut nuk ishin të lehta”, ka qenë përshkrimi që Miroslav Lajçak ia ka bërë takimit të së premtes me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi, në Bruksel.
Megjithatë, i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, e ka vlerësuar konstruktivitetin dhe gatishmërinë e Bislimit për të gjetur zgjidhje.
“Falënderoj zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës, Besnik Bislimi, për ardhjen e sotshme në Bruksel. Diskutimet tona për tema të rëndësishme të dialogut nuk ishin të lehta. E vlerësoj qasjen e tij konstruktive dhe gatishmërinë për të gjetur zgjidhje”, ka shkruar Lajçak në Twitter.
KOHA raportoi një ditë më herët se Bislimi do ta takojë Lajçakun në Bruksel të premten. Është paralajmëruar se në të njëjtën ditë, i dërguari i BE-së do të komunikojë nëpërmjet video-lidhjes edhe me delegacionin e Serbisë.
Thanks Kosovo First DPM @BislimiBesnik for coming to Brussels today. Our discussions on important Dialogue topics were not easy. I appreciate his constructive approach and readiness to find solutions. pic.twitter.com/N21xatqOmm
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) March 25, 2022
-
BE-ja nuk është e kënaqur me dinamikën e dialogut Kosovë-Serbi
-
Vuçiq: Vetëm përmes dialogut mund të zgjidhen çështjet e hapura me Kosovën
- Me koordinim më mirë se pa koordinim - nëse ka mundësi
- Pasojat e eksperimentit Lajçak
-
BE-ja thotë se dialogu s’është komprometuar pas përfshirjes së Lajçakut në dosjen Epstein