Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, Meliza Haradinaj-Stublla, tha se ka zhvilluar një ‘bisedë historike’ me ministrin e Punëve të Jashtme të Izraelit, Gabriel Ashkenazi. Kjo bisedë, sipas saj, shënon një hap të rëndësishëm përpara në vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis Kosovës dhe Izraelit.
“Së bashku ramë dakord për të zyrtarizuar marrëdhëniet diplomatike midis Kosovës dhe Izraelit në Jerusalem sa më shpejt të jetë e mundur, dhe vendosëm të shkojmë përpara menjëherë me një grup të përbashkët pune për të materializuar këtë arritje”, tha Haradinaj-Stublla.
Njohja reciproke midis Kosovës dhe Izraelit është e përfshirë në një marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë, të nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë më 4 shtator. Me marrëveshjen e nënshkruar në Uashington, në praninë e presidentit amerikan, Donald Trump, Kosova është zotuar se do të vendosë marrëdhënie diplomatike me Izraelin dhe se do ta hapë misionin e saj diplomatik në Jerusalem, ndërsa Serbia është zotuar se do ta zhvendosë ambasadën e saj ekzistuese në Izrael nga Tel Avivi në Jerusalem.
-
Zyrtarizohen marrëdhëniet diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit
-
Vendosen marrëdhëniet diplomatike Kosovë-Izrael
-
Ambasada amerikane i gëzohet njohjes së Kosovës nga Izraeli
-
Kosova dhe Izraeli lidhin marrëdhënie diplomatike më 1 shkurt
-
Qeveria, MPJ-ja e Presidenca nuk japin detaje, pritet zyrtarizimi i njohjes nga Izraeli