Birra e Luzernit është përfshirë në debatin për shqiponjën dykrenore, simbolit të shqiptarëve, duke publikuar një montazh se si do të dukej ambalazhi me simbolin që ngjalli reagime të mëdha pas Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit.
“Luzerner Bier” ka publikuar një fotografi se si do të dukej ambalazhi me simbolin shqiptar, por pronari i birrarisë ka thënë se është vetëm montazh, mirëpo nuk ka përjashtuar mundësinë që në të ardhmen të krijohet një ambalazh i tillë, transmeton Koha.net.
Ai ka thënë se do të mbetet të shihet se çfarë rezultati do të marrë Zvicra me Kosta Rikën, pastaj do të vendoset për ambalazhin.
“Është vetëm shaka. Nuk mund të blini birrë me shqiponjë dykrenore”, ka thënë David Schurtenberger, shef i birrarisë.
“Në rast se fiton atëherë mund të prodhojmë disa të tilla për të festuar, ka thënë ai me shaka.

-
Shqiponja e Xhakës sërish bëhet temë në Zvicër
-
Xhaka e Rodriguez bëjnë shqiponjën dykrenare, deklarohet federata zvicerane
-
Shaqiri flet për provokimet e serbëve dhe festën me shqiponjë
-
Në Zvicër janë lodhur me temën e shqiponjës dykrerëshe
-
Xhaka është pishman që festoi me shqiponjën dykrerëshe kundër Serbisë