Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

BIK-u kërkon që ezani të mos cilësohet si zhurmë

Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) e konsideron të papranueshme që zërimi i pajisjeve elektroakustike të konsiderohet si burim i zhurmës, siç është paraparë në Projektligjin për mbrojtje nga zhurma, shkruan sot Koha Ditore.

Këtu, sipas tyre ,preket drejtpërdrejt çështja e ezanit që shpërndahet përmes këtyre pajisjeve. Megjithatë, BIK-u nuk është kundër përcaktimit të nivelit të zërit.

Projektligji për mbrojtje nga zhurma është diskutuar në mbledhjen e Komisionit për bujqësi, pylltari, mjedis e planifikim hapësinor, ku të pranishëm ishin edhe përfaqësues të BIK-ut.

(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.