Sekretari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Ahmet Sadriu, ka thënë se neni që lejon krijimin e bashkësive fetare me 100 anëtarë është një problem që mund ta rrezikojë sigurinë shtetërore, nëse miratohet në Kuvend projektligji për lirinë fetare.
Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lirinë fetare është miratuar nga Qeveria e Kosovës më 25 janar. Por ende nuk ka dalë për t’u votuar në Kuvend. Duhen 2/3 e votave të deputetëve, përfshirë ata të komuniteteve, për t’u miratuar.
Sadriu ka thënë se fillimisht në projektligj ka qenë që një bashkësi fetare mund të krijohet nëse ka 50 anëtarë. Por, sipas tij, pas vërejtjeve të BIK-ut, numri është rritur në 100. Megjithatë, sërish nuk janë të kënaqur.
“Kemi pas disa vërejtje për atë ligj. Një nën që thotë se themelimi i bashkësisë fetare mund të bëhet me 100 nënshkrime. Ne e kemi dhënë vërejtjen tonë që është e pamundur të ndodhë diçka e tillë sepse do të na dalin shumë bashkësi. Kjo mund ta rrezikojë sigurinë nacionale, sigurinë shtetërore. Ne jemi të ketë grupe religjioze, por të respektohen bashkësitë fetare që kanë qenë më herët këtu”, ka thënë Sadriu në “60 Minuta” të KTV-së.
Për këtë nen patën reaguar edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët kërkuan që numri të mos rritet në 100, por të mbetet në 50.
EdheSadriu, megjithatë, ka thënë projektligji për lirinë fetare nëse miratohet do të rregullonte shumë gjëra. Ka deklaruar se ky projektligj është zvarritur për 10 vjet.
“Odiseadë e gjatë është bërë mbi atë ligj. Ka 10 vjet që zhagitet në këtë formë. Vazhdojmë të jemi në një pozitë ku s’kemi status juridik. Ligji del në Parlament dhe nuk aprovohet. Ligji pritet ta rregullojë pozitën tonë juridike, do të të njihet statusi i bashkësive fetare. Shumë gjëra rregullohen me atë ligj”, ka thënë ai.
Sekretari i BIK-ut komenton dhuratën që pranoi imami Mazllami
Sekretari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Ahmed Sadriu, ka thënë se dhurata që ka pranuar imami nga Prizreni, Mazllam Mazllami, nuk është diçka e madhe pasi ka qenë dëshirë e besimtarëve. Sadriu ka thënë se dhurata të tilla bëhen edhe në qytete të tjera për imamët, por me “Mercedesin” e imamit të Prizrenit, siç ka deklaruar ai, është bërë bujë për shkak se doli në rrjetet sociale.
“Dhuratat ofrohen. Dhuratat nuk kthehen. Besimtarët janë angazhuar t’ia bëjnë këtë dhuratë për shkak se imami po pensionohej. Të kishte qenë një veturë e re, por ishte një e vjetër. Por megjithatë është dhuratë. Është bërë bujë në media. Ka raste të tjera, por të cilat nuk janë publikuar në këtë formë, nuk kanë dalë në rrjete. Unë e njoh atë, ai është shumë aktiv në aspektin human, sidomos në Shqipëri. Nuk është bërë diçka e madhe pse e ka pranuar një dhuratë”, ka thënë ai në “60 Minuta” të KTV-së.
Edhe
Abdixhiku: 6 deputetë të LDK-së nuk e mbështesin Sejdiun për president
Ndërsa për një video që u bë virale në rrjetet sociale, ku imami Mazllami flet për flamurin kombëtar, Sadriu ka thënë se nuk e përshëndesin atë gjest, porse ka shtuar se ka qenë një lapsuz.
“Nuk e përshëndesim atë gjest. Ai njeri ka qenë aktiv edhe gjatë luftës, e ka dhënë kontributin nën siglën e atij flamuri. Mendoj se është lapsuz, nuk besoj se e ka thënë me ndonjë prapavijë”, ka shtuar ai.
Sekretari i BIK-ut dënon sulmin ndaj Valon Sylës
Sekretari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Ahmed Sadriu, ka thënë se institucioni që përfaqëson e dënon fuqishëm dhunën që është ushtruar ndaj gazetarit Valon Syla.
Sadriu ka bërë apel te besimtarët që nëse kanë ndonjë ankesë, t’u drejtohen insituticioneve.
Edhe
BIK kërkon hetimin e dokumentit “Top Sekret” në dosjen e Shehollit
“Ne dënojmë çdo dhunë ndaj individëve. Duhet të kontribuojmë që të kultivohet edhe më shumë toleranca fetare, pasi jemi model në botë. Por të kenë kujdes të mos fyhen ndjenjat e besimtarit. Por e dënojmë çdo lloj të dhunës. E dënojmë fuqimisht këtë akt. Bëjmë apel që kush ka ankesë t’i drejtohen institucioneve”, ka thënë ai.
Tre persona u arrestuan pas sulmit ndaj Sylës ditë më parë, që siç ka thënë gazetari, për motive fetare. Të tre të dyshuarit janë në paraburgim.