Bashkësia Islame e Kosovës, përmes një kumtese, ka dënuar sulmin në Manchester në të cilin u vranë 22 persona, transmeton Koha.net.
Në këtë kumtesë shkruan:
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Akti i sotëm në Manchester, ku nga sulmi terrorist humbën jetën qytetarë të pafajshëm është vepër e shëmtuar e atyre që nuk ia duan të mirën e njerëzimit.
Autorët e akteve të tilla barbare përmes dhunës, terrorit e frikës, duan të arrijnë qëllimet e tyre të errëta - atakimin e vlerave humane, të lirisë, të tolerancës dhe mirëbesimit.
Me këtë rast ngushëllojmë familjarët e viktimave dhe të plagosurve u dëshirojmë shërim të shpejtë. Ndërsa, me qeverinë dhe popullin mik të Mbretërisë së Bashkuar bashkëndiejmë dhimbjen dhe njëkohësisht shprehim mbështetjen tonë që autorët e këtij akti sa më parë të dalin para drejtësisë”.