Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Bien çmimet e naftës dhe benzinës në Kosovë

Nafta

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar limitin për çmimet e derivateve për 24 orët e ardhshme.

Siç njofton ministria, çmimi maksimal i lejuar për naftë të premten është 1.67 euro për litër, ndërsa për benzinë është 1.34 euro për litër.

Një ditë më parë, të enjten, çmimi i naftës për litër ishte 1.68 euro, ndërkaq për benzinë ishte 1.35 euro.

Ndërkohë për gaz çmimi maksimal i lejuar të premten është 0.76 euro për litër, njëjtë sikur të enjten.

Çmimet vlejnë nga sot në ora 10:00 deri nesër në të njëjtën kohë.

Image

 

Artikuj të ngjashëm