Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka publikuar të mërkurën çmimet maksimale të lejuara për derivate.
Sipas njoftimit të MINT-it, çmimet e derivateve kanë pësuar pak ndryshime në krahasim me një ditë më parë.
Dallimi vërehet te çmimi i naftës i cili të mërkurën është 1.68 euro, derisa të martën ishte 1,69 euro.
Ndërkaq, çmimet e benzinës dhe gazit nuk kanë ndryshuar në krahasim me një ditë më parë.
Të mërkurën çmimi i benzinës është 1.35 euro dhe i gazit 0.76 euro.
Çmimet janë të vlefshme për 24 orë dhe vlejnë nga ora 10:00 e së mërkurës, sipas njoftimit të MINT-it.
