Ka rënë për dy centë çmimi i naftës në Kosovë krahasuar me të shtunën.
Sipas çmimeve të publikuara nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, çmimi i naftës për të dielën dhe të hënën janë: nafta 1.50 euro për litër, benzina 1.42 euro për litër dhe gazi 0.73 euro për litër.
Të shtunën nafta ishte 1.52 euro për litër, benzina 1.43 euro për litër dhe gazi 0.74 euro për litër.
Nafta u shtrenjtua prej kur më 28 shkurt Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli nisën luftën me Iranin, shtet që menjëherë mbylli Ngushticën e Hormuzit, e cila shfrytëzohet si rrugë detare për 20 për qind të naftës në nivel botëror.
