Gjatë ditëve të fundit në Kosovë është shënuar një rënie e theksuar e rasteve të reja me COVID-19.
Mirëpo, vazhdon të mbetet shqetësues numri i lartë i vdekjeve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVetëm gjatë ditës së premte 19 pacientë kanë humbur jetën nga ky virus, teksa u regjistruan vetëm 279 raste të reja.
Ndërkohë, numri aktual i rasteve aktive është 12.464.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 18.960 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.129.250 doza të vaksinës.
Deri më sot 412.523 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.